‘Katër shqiptarë më shpëtuan jetën, pa ta do isha i vdekur’, italiani tregon historinë. Mesazhi që jep

Dec 16, 2017 | 15:09
SHPËRNDAJE

‘Po të mos ishin ata do kisha rezistuar vetëm pak minuta”. Kështu tregon italiani Loreno Casini, për aksidentin që për pak i mori jetën, nëse nuk di ishte për 4 djem shqiptarë, që i cilëson heronj, e që i falënderon publikisht.

italiani

Ai e rrëfen historinë për mediat italiane, duke treguar me detaje ndodhinë e trishtë që e bëri të mendohet mirë, teksa makina e tij doli nga rruga dhe për pak gjeti vdekjen i bllokuar në ujë.

italian1

Ngjarja sipas tij ka ndodhur me 8 dhjetor, kur 67-vjeçari italian ishte duke udhetuar me makinen e tij, por doli nga rruga, dhe makina iu kthye permbys ne kanal.

Ai tregon se u perpoq te hapte deren, por ajo ishte e bllokuar. Tentoi disa here me gjithe forcen por sipas tij ishte e pamundur. “Uji po arrinte ne fyt”- tregon ai historine, e cila nuk turperohet ta thote se i ndryshoi gjithe paragjykimet qe kishte per shqiptaret.

Ai nuk permend emra, por i quan ata heronj, 4 engjel si te zbrotur nga qielli per ta shpetuar ate.

Ata po kalonin me makine ne momentin qe italiani po lufonte te dilte nga mjeti i tij brenda kanalit.

italian2

“Më thërritën të dilja, të hapja derën, por unë nuk mundesha dot”. Një nga ata tha: Futuni ta shpëtojmë. Ndërkohë një njëri shtyu derën, tjetri nga ata më hodhi një rrip që të mbahesha”- tregonn ai.

Me tej, teksa vijon historine se pas kesaj mundi te dilte gjalle, shton se nuk di nese i falenderoi dot ate dite dhe kete ua thote publikisht. Gruaja e tij Giovanna i konsideron 4 shqiptarët “engjëj të zbritur nga qielli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura