Katër punonjës po flinin në kuzhinë, detajet nga shpërthimi në Vlorë! Në kolonën kryesore të lokalit u vendos 500 gram tritol

May 19, 2022 | 10:58
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbuluar se nga shpërthimi me tritol në lokalin në Rradhimë të Vlorës. Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 dhe brenda lokalit kanë qenë 4 punonjës, të cilët ishin duke fjetur në pjesën e guzhinës por fatmirësisht nuk janë lënduar.

Dyshohet se në kolonën kryesore të lokalit ishte vendosur një sasi prej 500 kg tritol.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa xhamat e lokalit janë thyer e shpërndarë në gjithë hapësirën e ambientit.

Ambienti është në pronësi të shtetasit Gjik Novruzi, i cili ia ka dhënë me qira shtetasit Sadrit Shabani nga Elbasani. Ky i fundit kishte disa muaj që e kishte marrë me qira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura