Katër provime në 10 ditë, zbardhen datat për maturën. Ja ç’duhet të dini

Dec 13, 2019 | 9:32
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ Zbardhen datat e provimeve për maturantët e 2020-ës, që nisin nga data 18 deri më 28 qershor.maturantetete

Kështu, në vetëm dhjetë ditë, ata do të japin plot katër provime, tri me detyrim e një që e kanë zgjedhur tashmë përmes Formularit A1. Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin me datat dhe mënyrën se si do të organizohen provimet përfundimtare. Si gjithnjë, Gjuha e Huaj hap siparin e provimeve në datën 18 qershor e vetëm tri ditë më vonë, maturantët do të duhet të japin provimin e dytë të detyruar, Gjuhë Shqipe e Letërsi.

Për t’u përgatitur për provimin e Matematikës, të rinjve iu është lënë katër ditë kohë. Sezoni i provimeve mbyllet me lëndën me zgjedhje në datën 28. Mbyllja me sukses e tyre iu garanton maturantëve të drejtën për të kandiduar në universitete. Ndërkohë që Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) bën kalkulimet e nevojshme, ata duhet të mendojnë zgjedhjen e dhjetë preferencave që do t’i bëjnë fitues.

RISITË

Matura Shtetërore e këtij viti vjen me rregulla më të ashpra se asnjëherë tjetër. Bllokuesi i valëve, që prej vitesh vihej në çdo mjedis provimi, nuk është parashikuar në rregullore. Thjesht, maturantët nuk do të kenë celular fare me vete. Kushdo që shkel rregullin, penalizohet nga pjesëmarrja në provim.

Mbikqyrësi humbet vendin e punës, ndërsa një person i tretë shkon deri në ndjekje penale në rast se publikon tezat e provimeve. Me pak fjalë, Ministria e Arsimit është më e vendosur se kurrë këtë vit që teza të mos dalë jashtë ambienteve ku zhvillohen provimet. Veç masave, ka ndryshime edhe në test. Për të marrë një notë kaluese, do të duhen më shumë pikë se vitet e shkuara. Nuk do të mjaftojnë vetëm përgjigjet e sakta të shumicës së pyetjeve me alternativa në testin me 60 pikë për të siguruar një pesë.

Kohëzgjatja e provimeve do të jetë dy orë e gjysmë, nga ora 10:00-12:30. Përpara provimeve, çdo shkollë duhet të bëjë konsultime me maturantët për lëndët ku do testohen, sipas një grafiku të hartuar nga QSHA-ja. Edhe tërheqja e testeve të provimeve për maturantët që kanë kontestime mbi rezultatin, do të bëhet gjithashtu mbi bazën e një grafiku të hartuar nga QSHA-ja.

PROVIMET E MATURËS 2020

Gjuhë e Huaj 8 qershor 2020
Gjuhë Shqipe e Letërsi 11 qershor 2020
Matematikë 15 qershor 2020
Provimi me zgjedhje 18 qershor 2020

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura