Katër persona i marrin me forcë të miturit byzylykun që mbante në dorë, arrestohet njëri prej tyre. Nën hetim edhe pronarja e argjendarisë

Feb 8, 2023 | 12:43
SHPËRNDAJE

Dy operacione janë finalizuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë. Në pranga është vënë një 21-vjeçar ndërkohë që janë vënë nën hetim tre të tjerë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë me forcë një të mituri byzylykun që mbante në dorë.

aab2e84e-46a0-45b8-9b1c-b826e13f826a

Nën hetim është vënë edhe pronarja e një argjendarie e cila e ka blerë byzylykun nga të rinjtë për ta shitur atë në biznesin e saj.

Ndërkohë në operacionin tjetër të finalizuar nga policia është arrestuar një 50-vjeçar i akuzuar për vjedhje. Dyshohet se ai ka blerë një aparat celular me kartëmonedha false. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni policor i koduar “Last sale”/ U vu në pranga një 21-vjeçar dhe nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur, pasi dyshohet se i morën me dhunë byzylykun e floririt, një shtetasi të mitur. Procedohet penalisht dhe një shtetase që bleu byzylykun e vjedhur.

Operacioni policor i koduar “Last exchange”/U vu në pranga një shtetas që dyshohet se ka vjedhur sende në një banesë dhe ka blerë një aparat celular me vlerë 900 euro, me kartëmonedha euro të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara përes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Last sale” dhe “Last exchange”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Last sale”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17-vjeçarë), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë bylyzykun që mbante në dorë, një shtetasi të mitur. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasen A. Xh., 47 vjeçe, pasi i ka blerë këtyre shtetasve byzylykun e vjedhur, me qëllim për ta shitur atë në argjendarinë e saj.

Gjatë operacionit policor të koduar “Last exchange”, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 1 laptop dhe sende të ndryshme, në një banesë, në rrugën “Milo Duci”. Gjithashtu, dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka blerë një shtetasi, një aparat celular me vlerë 900 euro, duke përdorur kartëmonedha të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura