Katër oferta fantastike për modelin e ri Mercedes-Benz C-Class 200 diesel

May 20, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

C 200 d_11000 Euro parapagimTiranë – Auto Star Albania ka prezantur për publikun katër oferta fantastike për modelin më të pëlqyer dhe më të shitur të Mercedes-Benz, C-Class 200 d në ngjyrë të bardhë, stilim standard dhe me 0 km.

Krahas çmimeve fantastike, klientët do të mund të zgjedhin sipas dëshirës njërën prej paketave që ju pështatet mundësive dhe nevojave të tyre. Në total, në dispozicion janë 4 paketa financimi për një periudhë 5-vjeçare, dhe këste mujore që fillojnë nga 240 Euro/muaj. Ofertat janë të vlefshme duke filluar nga data 20 maj 2020 dhe për një numër të limituar mjetesh.

Përveç çmimeve fantastike dhe mundësive të financimit, C 200 d shoqërohet dhe 3 vite garanci shtesë përmes paketës “Secure”. Në total, C-Class i ri mundësohet me 5 vite garanci. Auto Star Albania, është i pari distributor dhe i vetmi përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler AG për Shqipërinë dhe që nga viti 2015 pjesë e Kastrati Group.

Financim i përshtatur sipas dëshirës së klientit.

Tani është momenti më i mirë për të përfituar nga ofertat dhe mundësitë më të leverdisshme të financimit. Kushdo që po konsideron mundësinë e ndërrimit të automjetit ekzistues me një prej modeleve më të pëlqyer të Mercedes-Benz, nuk ka arsye për t’u menduar dy herë. Për të gjithë të apasinuarit e ikonës së Mercedes-Benz, Auto Star Albania, sjell katër mundësi financimi, të cilat mund të përshtaten 100 % me preferencat e vetë klientit, pa prishuar aspak planet për të ardhmen.

Modelin C 200 d mund ta bënin tuajin për 240 Euro/muaj për një periudhë 5-vjeçare, me vetëm 11 000 Euro parapagim, ndërkohë që vlera e mbetur në fund të periudhës së kreditimi është 11 000 Euro.

Ju mund të zgjidhni dhe paketën e dytë, e cila përfshin financim për një periudhë 5-vjeçare, për vetëm 276 Euro/muaj, ndërsa vlera e parapagimit është vetëm 10 000 Euro. Vlera e mbetur në fund të periudhës së kreditimit është 10 000 Euro.

Nëse dëshironi që të gjitha pagesat t’i mbyllni brenda periudhës së kreditimit, C 200 d e bëni tuajin për 451 Euro/muaj, me vetëm 10 500 Euro parapagim, financim për 5 vite dhe 0 Euro vlerë të mbetur në fund të periudhës së kreditimit.

Një tjetër ofertë fantastike është dhe mundësia e vlerësimit e mjetit të klientit (më kusht që të jetë i targuar dhe pa detyrime të prapambetura), e cila konsiderohet parapagim. Periudha e financimit është llogaritur për 5 vite dhe klienti do të paguajë 499 Euro/muaj. Vlera e mbetur në fund të periudhës së financimit është 5 000 Euro.

Sipas, dëshirës klientët mund të zgjedhin dhe paketat standard të financimit, të përfshijnë financim deri në 90 % të vlerës së mjetit, për një peridhë që varion nga 1 deri në 6 vite si dhe mundësinë shlyerjes me tri këste dhe shumë avantazhe të tjera…

Capture30

C-Class i ri; Përmirësimi nuk njeh kufij.

C-Class është modeli më i shitur i Mercedes-Benz dhe shquhet për format dhe dimensionet perfekte, komoditetin dhe luksin e interiorit, detaje të cilat janë përmirësuar në maksimum në modelin e ri. Moderi i ri C-Class (facelift) është përshtatur totalisht dizajnin e ri dhe modern të Mercedes-Benz, me linja sportive dhe interior luksoz. Arkitektura elektronike është tërësisht e re dhe përfshin gjeneratën më të fundit të MBUX-Mercedes-Benz User Experience, sistemet më moderne të asistencës dhe sigurisht hapësira më të bollshme dhe komoditet maksimal. Modelet C-Class në ofertë janë të pajisura me motorë të rinj 200 diesel, të cilët gjernerojnë më shumë fuqi, janë më efikasë dhe janë më miqësor me mjedisin. Konsumi i karburantit është reduktuar ndjeshëm dhe C 200 d konsumon në vetëm 4,5-4,1 litra/100 km. Interiori i C-Class të ri është rinovuar tërësisht dhe përfshin materiale të cilësisë superiore, saktësi precize të përpunimit të materialeve dhe shumë elementë të tjerë, të japin një ndjesi fantastike, të njëjtë me atë të modeleve S-Class. Hapësira e bollshme është një tregues i luksit modern në modelet C-Class. Arkitektura sportive është adoptuar me mjeshtëri me pamjen e re të panelit; butonë me prekje dhe timon i ri i rikonceptuar totalisht, paneli tërësisht digjital dhe ekranë më të mëdhenj, përfshirë dhe sistemin multimedial të gjeneratës së më të fundit dhe shumë risi të tjera…

C-Class W/S/C/A205 Facelift, Still Image, W205, M06, Interior, dashboard, v01, CMYK - tif-file only!
C-Class W/S/C/A205 Facelift, Still Image, W205, M06, Interior, dashboard, v01, CMYK – tif-file only!

C 200 d_ Vleresim i mjetit te klientit C 200 d_10000 Euro parapagim

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura