Katër nxënës rezultuan pozitiv me koronavirus/ Mbyllet klasa në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë

Nov 24, 2021 | 13:52
SHPËRNDAJE

Një klasë në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë është mbyllur si pasojë e infektimit me Covid-19 të katër nxënësve, raporton korrespondentja e “Panorama”.

shk

Ka qenë kryeinspektori i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri, i cili vendosi mbylljen e klasës së VIII të shkollës 9-vjeçare në Bashkinë e Këlcyrës, pasi rezultuan se katër nga 21 nxënës të kësaj klase rezultuan pozitivë në testet e shpejta të kryera mesditën e sotme.

Kjo masë ekstreme bëhet me qëllim që të këputet zinxhiri i transmetimit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë shprehet Sinojmeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura