“Katër muaj që vijmë vërdallë nga gjobat e padrejta. Jemi 300 familje që presim”- Punonjësit e Birra Tirana në protestë: Qeveria të vërë dorë, pronarët janë shumë të rregullt

Mar 13, 2023 | 12:23
SHPËRNDAJE

Punonjësit e Birra Tirana janë ngritur në protestë për shkak se kanë mbetur në mes të rrugës, pa rroga prej katër muajsh, nga gjobat e padrejta që Tatimet kanë vendosur ndaj këtij biznesi të prodhimit të birrës vendase.

punonjesit-e-birres-tirana-770x398

Në një prononcim për News24, një prej punonjësve i kërkoi shtetit ndihmë që puna të rifillojë në fabrikën e Birrës Tirana, pasi kanë familjen për të mbajtur dhe nga mungesa e të ardhurave ata rrezikojnë të mos paguajnë dot as ujë e as drita.

Punonjësi i fabrikës tha se pronarët janë shumë të rregullt me ta dhe i bëri apel qeverisë që nëse kanë probleme, ato të zgjidhen me pronarët e puna të vijojë.

“Jemi 300 familje që presim nga Birra Tirana”, theksoi ai.

“Mbajmë familjen me punën tonë në fabrikë te Birra Tirana. Ka 4 muaj që na kanë mbyll portën kryesore, prodhimi është ndaluar për efekt të disa gjobave nga Tatimet apo ku di unë. Kemi 4 muaj që nuk paguajmë dot dritat, nuk kemi rroga, s’mbajmë dot familjet. Jemi 300 familje që presim nga Birra Tirana.

Birra Tirana është katandisur tani për arsye të ketyre gjobave të padrejta e ne presim tani jashtë derës këtu është stakuar cdo gjë, ne kemi ngritur duart përpjetë presim nga Zoti, qeveria të vërë dorë, që birrën Tirana është gjynah ta katandisi në këtë farë feje.

Kemi 4 muaj që rrimë vërdallë ndaj i lutemi qeverisë me këto gjoba t’i sqarojë me eprorët e birrës këto janë të padrejta.

Mesa shoh unë këtu ka shumë kohë rri policia tatimore te dera i kontrollojnë makinat, ne na kanë përjashtuar nga puna thonë nuk ka prodhim më se na kanë mbyt gjobat.

Policia tatimore ku di gjë unë, ne duam nëse këta kanë padrejëtsi ta zgjidhin me pronarët, pronarët janë shumë të rregullt.

Jmi 300 familje që duam të hamë e të jetojmë, këtu ne kemi ngritur duart lart, e i bëjmë thirrje qeverisë të shikojë se këtu ka gjëra që ne nuk kemi ca të bëjmë, ne duam të hamë ët jetojmë si njerëzit e tjerë.

Kam 22 vjet punë, dhe herë të tjera kanë ardhur tani si duket birra Tirana po e sulmojnë në mënryë të padrejtë. Ne duam të jetojmë si gjithë të tjerët.

Unë kam 4 muaj nuk marr rrogë më ka ardhur lajmërimi te shtëpia që do më presin e dritat se s’kam ç’paguaj ndaj i bëj lutje kryeministrit ti shikojë këto punë se po i bien në qafë Birrës Tirana, është birra më e mirë në Shqipëri që po e konkurojnë ca birra që nuk kanë patentë”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura