“Katër kompani ndërtimi kanë marrë 22 mln euro nga buxheti i shtetit” – Basha: Qeveria ende nuk ka gati aktin normativ për dhënien e 25 mln eurove në shëndetësi

Mar 21, 2020 | 19:22
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një inervistë për Nova Media (media shqiptare online, me qender ne SHBA) ka folur për mënyrën e menaxhimit të situatës nga qeveria, pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

basha]

Basha shprehet se akti normativ për përballimin e krizës nuk është bërë publik ende, ndërsa qeveria paguan 4 ndërtues me 22 milion euro brenda dy ditëve, ndërsa Shëndetësisë i jep vetëm 25 milion euro.

Sipas Bashës këto katër kompani janë kompani ndërtimi, ndërkohë ka edhe dhjetëra pagesa të tjera.

Pjesë nga Intervista:

 

Pyetje: Dëgjova dje që nga qeveria “Rama” ka paguar 20 milionë dollarë?

Lulzim Basha: 22 milionë euro janë transferuar para dy ditësh nga thesari i shtetit vetëm për katër kompani duke shkelur të gjitha afatet kohore. Brenda 48 orëve janë bërë faturat, janë konfirmuar faturat, janë bërë pagesat dhe duke përdorur 22 milionë euro cash lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve në një kohë kur akoma nuk kemi një buxhet për shëndetësinë.  Është njoftuar  nga z. Rama para dy ditësh që buxheti do të jetë 25 milionë euro, por akoma nuk kemi detaje, akoma nuk kemi një akt formal shtetëror siç është akti normativ apo siç është vendimi perkates per t’i dhene keto para për shëndetësinë. Mjeket, infermieret, stafi shendetesor jane ne kushte jashtezakonisht te veshtira, po perballen dite per dite me numrin ne rritje te infektuarve dhe personave qe po vuajne pasojat e infektimit, janë më të rrezikuarit. Dhe nderkohe kemi dy jave qe kerkojme te vendosin mjaftueshem fonde per te blere pajisje shendetesore; per te blere respiratore, ventilatore per pacientet, per te rritur numrin e pajisjeve testuese dhe kiteve testuese. 22 milionë euro të shqiptareve shkojne ne nje drejtim krejtesisht te panevojshem, shkojne per 4 kompani apo 4 persona dhe ky padyshim eshte nje skandal ku nuk mund te mos terhiqte vemendjen e medias dhe te mos merrte denimin me te madh.

 

Pyetje: Çfarë pagesash janë?

Lulzim Basha: Këto 4 pagesa jane për 4 kontrata ndërtimi, ndërkohë që ka edhe dhjetëra pagesa të tjera. Por ky nuk eshte problemi, ose je ne gjendje te jashtezakonshme ose nuk jemi. Sepse ne qofte se u kerkojme qytetareve sakrifica te tilla, të rrinë pa punë, të mbyllin bizneset, të qe drojnë larg të dashurve të tyre, te cilat padyshim jane te nevojshme, atyre qe kane me shume, jo vetem nuk u kerkojme asnje sakrifice, por u bejme edhe pagesat te majme. Kjo nuk eshte thjesht padrejtesi, nuk eshte thjesht papergjegjshmeri, kjo eshte ne kufijte e krimit.

 

Pyetje: A duhej që Edi Rama të bllokonte hyrjen e njerëzve nga Italia në Shqipëri kohë më parë?

Lulzim Basha: Prej 2 shkurtit, kemi bërë thirrje që të merren masa. Për një kohë të gjatë, fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Thirrjet tona nuk janë bërë për një debat të oërditshëm politik, por për debatin e diçkaje që shkon përtej politikës së përditshme, ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Sot nuk është koha për t’u marrë “pse nuk u bë në kohë dhe kush e ka përgjegjësinë”. Sot, fokusi i opozitës, PD dhe imja personalisht është të bëjmë ç’të mundemi, çfarë kemi në dorë oër të ndihmuar njëri tjetrin, për t’ia dalë mbanë dhe për te kaluar këtë të keqe të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura