Katër ekipe shqiptare zbresin sot në fushë, zbulohet edhe axhenda e Kukësi-Karabak

Jul 19, 2018 | 12:32
SHPËRNDAJE

UEFA ka përcaktuar sot edhe axhendën e dy klubeve shqiptare që për herë të parë në historinë e tyre do të marrin pjesë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

kukesi

Ndeshja e parë, Kukësi-Karabak do të luhet më 25 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 19:00. Ndërsa një ditë më parë, më 24 korrik, do të zbresë në fushë Shkëndija e Tetovës kundër Sherif Tiraspolit, një takim që do të luhet në orën 20:15 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. Ndërkohë, sot do të luhen katër ndeshje të vlefshme për Ligën e Europës. E nis Laçi, më pas Prishtina, Luftëtari dhe Partizani.

KUPAT E EUROPËS

LIGA E KAMPIONEVE

TURI I DYTË (24 korrik)

Shkëndija e Tetovës – Sherif Tiraspol 20:15

(25 korrik)

Kukësi – Karabak 19:00

 

LIGA E EUROPËS

TURI I PARË SOT

Laçi-Anorthosis (1-2) 17:00

Prishtina-Fola Esh (0-0) 19:00

Luftëtari-Ventspils (0-5) 20:00

Maribor-Partizani (1-0) 20:15

TURI I DYTË (26 korrik)

F91 Dudelanxhe-Drita Gjilan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura