Katër ekipe interesohen për Leo Mesin, ish-lojtari: E shoh larg Barcelonës

Feb 6, 2020 | 9:47
SHPËRNDAJE

Gjithçka ndodh rreth Lionel Mesit, tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha në Europë. Krisja që pati kapiteni i Barcelonës me sekretarin teknik Erik Abidal është një mundësi e mirë që ekipet e tjera të përfitojnë dhe të ëndërrojnë të transferojnë “Pleshtin”. 

Mesi54

Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, kanë qenë 4 ekipe që kanë telefonuar menjëherë babain e Mesit, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i tij për ta pyetur rreth situatës. Bëhet fjalë për Mançester Junajtidin, Mançester Sitin, Interin dhe Bajernin e Mynihut.

Për momentin nuk ka asnjë shenjë që Leo dëshiron të largohet nga katalanasit, por thuhet se po kalon momentin më të vështirë që nga koha kur ka veshur këtë fanellë. Ai është i vetëm në luftën për ta rikthyer ekipin triumfues në Champions. Ish-lojtari i Barcelonës, Lobo Karrasko, thotë se e sheh Leon larg katalanasve. “Kjo është hera e parë që e shoh me një këmbë jashtë skuadrës”, ka thënë ai gjatë një emisioni sportiv.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura