Covid “hyn” në institucionet arsimore/ Infektohen edukatore dhe mësues, mbyllet kopshti në…

Oct 20, 2020 | 11:52
SHPËRNDAJE

Katër edukatore kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në një kopsht në Pogradec. Burime bëjnë të ditur se pas këtyre rasteve kopështi është mbyllur.

KOPESHT-FEMIJESH-NE-LAPRAKE-TIRANE-KOPSHTI-ENGJEJT-TIRANE_003

Një javë më parë në këtë kopsht kanë rezultuar pozitive edhe dy sanitare.

Ndërkohë pas mbylljes së kopshtit, pjesës tjetër të stafit i është marrtë tamponi dhe priten rezultatet. Ky kopsht frekuentohet nga 200 fëmijë.

Ndërkohë po në Pogradec kanë rezultuar pozitiv edhe 3 mësues,  dy në gjimnazin “Gjergj Pekmezi” dhe një në gjimnazin “Muharrem Çollaku”. Po ashtu në këtë gjimnaz raportohet edhe per nje nxenes te infektuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura