Katër ditë pushime për … Kompania merr nismën e padëgjuar

Nov 21, 2018 | 23:15
SHPËRNDAJE

Katër ditë pushim në vit për të pasur orgazma, në një përpjekje pioniere për t’i bërë punonjësit më produktivë. Kjo është nisma e veçantë që ka ndërmarrë kompania e lodrave seksuale “LELO” në Mbretërinë e Bashkuar.

auto_auto_seksi15125218391512538521

Gjatë këtyre “ditëve të dashurisë”, “LELO“ inkurajon stafin e saj që të “përmbushë veten seksualisht dhe të ketë shumë orgazma” me ose pa një partner.

Drejtuesit e kompanisë arsyetojë se me pas këtij veprimi qëndron bindja se punonjësit do të performojnë më mirë.

Masa erdhi pasi një studim i vetë kompanisë zbuloi se, 78% e britanikëve thanë se ndiheshin më të lumtur dhe më pak të stresuar pasi kishin një orgazëm dhe pothuajse dy të tretat, thanë se, ishin më produktive në punë ditën tjetër.

LELO, po inkurajon gjithashtu firmat e tjera që të ndjekin shembullin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura