“Katër ditë pa rroba”- Alketa Vejsiu tregon çfarë i ka ndodhur: Megjithatë do shikoni një njeri të gëzuar

Aug 5, 2022 | 16:43
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Këto ditë e kanë gjetur me pushime Alketa Vejsiu. Teksa në rrjetet sociale ajo ka shpërndarë pamjet e mrekullueshme nga Europa, duket se jo gjithçka ka shkuar ashtu si duket vetëm në foto. Moderatorja ka zbuluar në Instagram incidentin e ndodhur.

 

Ashtu si vetë Alketa pranon, ajo ka humbur valixhen dhe prej 4 ditësh është pa rroba, vetëm me çantën e dorës. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar që ajo të vijojë udhëtimin e lumtur.

“Kam 4 dite qe me ka humbur valixhja transit ne Vjene! Pa rroba, vetem me cante dore, ne kete udhetim do shikoni megjithate nje njeri te gezuar. Nese keni pervoja te ngjashme me thoni ju ka ardhur valixhja? Pas sa ditesh? Ku jua derguan?,”-shkruan ndër të tjera Vejsiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura