Katër arsye pse është mirë që të flini me një jastëk në mes të këmbëve

Nov 15, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

Rekomandohet që një person të ketë 6-10 jastëkë në shtratin e tij, por zakonisht, njerëzit flenë vetëm me dy jastëkë.

Edhe pse mendojmë se kemi nevojë vetëm për një jastëk për të mbështetur kokën, në të vërtetë duhet të kemi më shumë.

Fjetja me një jastëk në mes të këmbëve do ta ndihmojë trupin tuaj në mënyra të ndryshme dhe do të flini më mirë, sipas “Bright Side”.

  1. Përmirëson qarkullimin e gjakut në trupin tuaj.

jastëk (4)

Vendosja e një jastëku midis këmbëve ndihmon në lehtësimin e rrjedhjes së gjakut në trupin tuaj. Ai largon presionin nga venat dhe lehtëson qarkullimin e gjakut, duke i ndihmuar organet që të funksionojnë siç duhet dhe madje kjo rrit sistemin tuaj imunitar. Mund t’ju ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve nga venat e fryra apo nga varicet.

  1. Parandalon gërhitjen.

jastëk (2)

Sipas ekspertëve, gjumi në anën tuaj të majtë është pozicioni më i mirë i mundshëm nëse vuani nga gërhitja. Por, meqënëse fjetja vetëm në njërën anë mund të ushtrojë presion në shpinë dhe në ijë, rekomandohet të vendosni një jastëk midis këmbëve në mënyrë që të relaksoheni.

  1. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve tek gjunjët.

jastëk (1)

Nëse dhimbja e vazhdueshme e gjurit ju mban zgjuar gjatë natës, mbase është koha të filloni të flini me një jastëk midis këmbëve. Kjo ju ndihmon të largoni dhimbjen dhe të flini të qetë. Nëse flini me shpinë, vendosni jastëkun poshtë gjunjëve. Nëse flini anash, vendoseni midis gjunjëve.

  1. Ju ndihmon të ruani pozicionin e duhur të gjumit.

jastëk (3)

Nëse flini keq, i shkaktoni shumë dëme trupit, përfshirë dhimbjet në shpinë, ije dhe në nyje. Fjetja me një jastëk midis këmbëve zvogëlon presionin në pjesën e poshtme të shpinës dhe tek vetë shpina.

Nëse flini me shpinë, mbajtja e një jastëku të vogël poshtë shtyllës kurrizore mund t’ju ndihmojë gjithashtu ta mbani trupin të pozicionuar mirë.

Nëse një jastëk normal nuk mjafton, jastëkët që janë krijuar posaçërisht për këtë punë mund t’i gjeni në internet dhe kështu do të keni mundësinë të flini më mirë dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura