KATEGORIA SUPERIORE/ 90 minutat finale të kampionatit! Europa dhe “Këpuca e Artë” enigmat e vetme, ja sfidat e ditës së sotme

May 26, 2022 | 9:24
SHPËRNDAJE

Sot, në orën 17:00 do të zhvillohen 90 minutat e fundit të këtij edicioni futbollistik në Kategorinë Superiore.

KATEGORIA-SUPERIORE-logo

Në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet ndeshja Tirana-Kukësi.

Në kryeqytet sot do të dorëzohet trofeu i kampiones së re të Shqipërisë, ndërsa për verilindorët është e rëndësishme vetëm fitorja për objektivin Europë.

Në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet takimi Laçi-Partizani.

Një ndeshje jo shumë me rëndësi pasi si kurbinasit po ashtu edhe të kuqtë e Dritan Mehmetit e kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Europë.

Në stadiumin e qytetit të Kamzës do të zhvillohet takimi Kastrioti-Vllaznia.

Krutanët e kanë siguruar qëndrimin në Superiore, ndërsa shkodranët duan me çdo kusht tre pikëshin për një vend në Europë.

Në stadiumin “Skënderbeu”, do të luhet dueli Skënderbeu-Teuta.

Një ndeshje që për korçarët ëshë thjesht për statistikë duke parë se vitin e ardhshëm do të militojnë në Kategorinë e Parë, ndërsa durrsakët duan suksesin për zonën Europiane.

Në stadiumin “Arena Egnatia” do të zhvillohet sfida Egnatia-Dinamo.

Një ndeshje thjesht për statistikë duke parë se rrogozhinasit do të luajnë ndeshjen “Play-Out” ndaj Korabit, kurse blutë e kryeqytetit kanë zbritur në Kategorinë e Parë.

Java e fundit luhet gjithashtu edhe për “Këpucën e Artë”, ku Taulant Seferi i Tiranës dhe Saliu Guindo i Laçit janë në kuotën e 18 golave.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

ND

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura