Kategoria e Parë Grupi B/ Tomori dhe Lushnja e mbyllin në barazim, Oriku debuton me fitore. Ja rezultatet (Video)

Sep 9, 2018 | 18:02
SHPËRNDAJE

U luajtën ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë. Pogradeci, Oriku, Egnatia dhe Apolonia janë 4 skuadrat e Grupit B duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Për sa i përket “derbit” Tomori-Lushnja, u mbyll në barazim 1-1.

bandicam 2018-09-09 17-25-18-055

Skuadra e Gjylës, e mbylli në avantazh pjesën e parë, me golin e Sulkjas, teksa beratasit barazuan në të dytën me kapitenin Caco që goditi saktë nga pika e penalltisë.

bandicam 2018-09-09 17-23-20-089

Ndërko Oriku ka debutuar me fitore në Kategorinë e Parë. Skuadra bregdetare mposhti Elbasanin me rezultatin 2-0. Fitore mjaft e rëndësishme edhe për Pogradecin ndaj pretendentëve të Besës, ndërkohë që Egnatia mposhti në shtëpi Bylis. Të vetmin triumf në transfertë e ka arritur Apolonia e trajnerit Miho që fitoi minimalisht ndaj Turbinës.

REZULTATET: 

FT: Tomori-Lushnja 1-1

Çaço 66′ / Sukja 34′

GOLI I ÇAÇOS ME PENALLTI: 

PENALLTIA E AKORDUAR: 

GOLI I SULKJAS: 

FT: Pogradeci-Besa 2-1

Topllari 45′, Pere 55′  / Çekiçi 49′

FT: Oriku-Elbasani 2-0

Azizaj 28′, Dhrami 60′ (p)

FT: Egnatia Bylis 1-0

Dimo 37′

FT: Turbina-Apolonia 0-1

Hidersha 18′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura