KATEGORIA E PARË/ Erzeni ngec në shtëpi, Tomori bën poker. Ja rezultatet e ndeshjeve

Dec 18, 2021 | 15:49
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë prodhoi ndeshje mjaft interesante dhe me shumë gola, por dhe me të papritura. Një ndër to ishte dhe barazimi i Erzenit në shtëpi.

topi-kategoria-e-pare

Erzeni u ndal në shtëpi nga Vora në një barazim 2-2. Kështu vendasit humbasin terren me kryesuesit e Bylisit. Tomori shkatërroi me rezultatin 4-0 Turbinën. Apolonia rikthehet tek fitorja duke mundur 3-0 Lushnjën. Ndërsa në ndeshjen tjetër Tërbuni mundi minimalisht 1-0 Pogradecin.

NDESHJET  NË KATEGORINË E PARË –

APOLONIA 3-0 LUSHNJA

Zoga 4′, Krasniqi 56′, 73′

TËRBUNI 1-0 POGRADECI

Lila 45′

TOMORI 4-0 TURBINA

Barjamaj 11′, Sharavaolli 56′, 90′, 93′ Oshafi

ERZENI 2-2 VORA

Mehmeti 6′, 90′ Raboshta/ Paja 22′, Tavani 58′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura