Kategoria e Parë/ Dy penallti të humbura, Tomori ngec me Besën në Berat. Shënkolli fiton në shtëpi (VIDEO)

Sep 23, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

U luajtën ditën e sotme, dy ndeshjet e fundit nga java e tretë, në Kategorinë e Parë. Në grupin A, ishte Shënkolli që arriti të merrte një tjetër fitore, teksa në shtëpi mundi pastër Korabin, me shifrat 4-0.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Ruben e Redon Danaj shënuan nga një gol në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën, një autogol i Koçit çoi shifrat në 3-0, ndërsa golin e katërt, e shënoi Pergjini, në sekondat e fundit të takimit.

Në takimin tjetër në grupin B, Tomori dhe Besa nuk gjetën fitues. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë në të dytën pati shumë më tepër zhvillime.

bandicam 2018-09-23 17-39-08-347

Penallti në minutën e 55-të për Tomorin, ekzekuton Çaço, por portieri Miraka bën mrekullinë, duke mbajtur rrjetën të paprekur. Gjithsesi, ekipi i Devollit nuk dorëzohet, përkundrazi, në të 78-tën, gjen golin e avantazhit me një goditje me kokë pas një këndoreje, ku shënoi Mujkiç.

bandicam 2018-09-23 17-46-00-199

Kavajasit patën disa inkursione, dhe në të 86-tën, në favorin e tyre u akordua një penallti, jo pak e kontestuar nga vendasit. Godet Çekiçi, por pret portieri Kaloshi. Gjithsesi, aksionin e ndjek Çelhaka, dhe shënon me kokë nga brenda zone. Në fund, 1-1, dhe nga një pikë për të dyja ekipet.

 

Grupi A

Shënkolli-Korabi 4-0

(Ruben Danaj 25′, Redon Danaj 42′, Koçi aut. 53′, Pergjini 92′)

Grupi B

Tomori-Besa 1-1

(Mujkiç 78′ / Çelhaka 86′)

86‘ Penallti për Besën. Godet Çekiçi, por pret portieri Kaloshi. Gjithsesi, aksionin e ndjek Çelhaka, dhe shënon me kokë nga brenda zone.

78′ Tomori zhbllokon shifrat. Shtatlarti Mujkiç shënon me kokë pas një goditje këndi.

55‘ Kapiteni Çaço humbet penalltinë për beratasit, Miraka ia del të presë goditjen e lojtarit të Tomorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura