KATEGORIA E PARË/ Bylisi shpallet kampion, Elbasani triumfon ndaj Apolonisë. Ja të gjitha rezultatet

Apr 27, 2019 | 18:02
SHPËRNDAJE

U luajtën ditën e sotme 7 takimet e vlefshme për Kategorinë e Parë. Bylisi ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore. Pas fitores së sotme dhe barazimit të Besës në Lushnjë, skuadra ballshiote është shpallur automatikisht kampione e Grupit B pasi është e shkëputur me tetë pike, kur mbeten edhe 2 ndeshje për tu luajtur.

 

Bylis

Ndërkohë në sfidat e tjera të Grupit B Elbasani dhe Turbina kanë triumfuar, duke zhytur Tomorin në fundin e renditjes. Verdhezinjtë mposhtën Apoloninë me rezultatin 1-0, ndërkohë cërrikasit triumfuan ndaj Pogradecit me rezultatin e pastër 2-0.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Për sa i përket përballjeve të Grupi A, Iliria mposhti Burrelin me shifrat 1-0 në përballjen e vlefshme për fazën “Play Out”, ndërkohë që Vora u mposht nga Veleçiku. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET:

GRUPI A- “PLAY-OFF”

Korabi-Erzeni  1-1
(Lajthia 6′ / Skuka 57′ (p))

GRUPI A- “PLAY-OUT”

Iliria-Burreli 1-0
(Xhabrahimi 25′)

Vora-Veleçiku 0-1
(Banushaj 11′)

GRUPI B- “PLAY-OFF”

Lushnja- Besa 1-1
(Gjyla 7′ / Çelhaka 53′)

Orikumi-Bylis 0-2
(Guindo 26′, Peposhi 49′)

GRUPI B- “PLAY-OUT”

Turbina-Pogradeci 2-0
(Bakiu 9′, Burdufi 46′)

Elbasani-Apolonia 1-0
(Lleshi 3′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura