Kate Upton, “Gruaja më seksi e gjallë” nga “People”

Dec 21, 2014 | 11:20
SHPËRNDAJE

Revista “People” ka ndarë çmimet për gratë e vitit. Aktore e modele kanë tërhequr trofetë, që nga Aniston, te Lopez e Hudson.

Muajin e shkuar, Chris Hemsworth u cilësua si “Burri më seksi i gjallë” nga “People” dhe tani ka edhe një grua të cilësuar si më seksi. Mbrëmjen e së enjtes, në çmimet e revistës “People”, modelja Kate Upton është vlerësuar si “Gruaja më seksi e gjallë” (Sexiest Woman Alive). “Ky është një nder i madh për mua sepse “seksi” do të thotë dikush që ka vetëbesim dhe i lumtur. Ky është personi që përpiqem gjithmonë të jem”, u shpreh para publikut  22-vjeçarja ndërsa pranonte çmimin. Revista “People” jep disa çmime të veçanta, duke përfshirë “Celebrity role model of the year”, i cili shkoi për Kate Hudson dhe “Triple Threat” që shkoi për Jennifer Lopez.
[portfolio_slideshow]


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura