Katari padit Emiratet e Bashkuara Arabe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkelje të hapësirës ajrore

Jan 14, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Misioni i Shtetit të Katarit në OKB paraqiti dje të enjten, një ankesë në Këshillin e Sigurimit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, për shkeljen e hapësirës së tij ajrore nga një avion luftarak emiratas.

b90d5fb0-7cf5-4bfb-92fe-b4b5b439b5eb
Në shkresën e dorëzuar një kopje të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe një tjetër shefit të Këshillit të Sigurimit, Misioni i Katarit e konsideroi këtë incident një shkelje flagrante të sovranitetit dhe territorit të Shtetit të Katarit dhe integritetit të kufijve të tij, si dhe shkelje të konventave, normave dhe ligjeve ndërkombëtare.
Sipas shkresës ky incident nuk është i pari por vjen në vazhdën e akteve të papërgjegjshme provokuese të ndërmarra nga Emiratet e Bashkuara Arabe kundër Shtetit të Katarit, çka kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Shkresa sqaron se kjo shkelje ka ndodhur në mëngjesin e 21 Dhjetorit të vitit të kaluar nga një avion luftarak emiratas me kod (0403) pa dijeni paraprake ose miratim nga autoritetet kompetente të Katarit, dhe zgjati për një minutë në një lartësi prej rreth 33 mijë këmbë dhe shpejtësi 460 nyje mbi Zonën Ekonomike Ekskluzive të Katarit.
Në të njëjtën kohë, Katari siguroi se nëse këto shkelje përsëriten më tej, atëherë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur kufijt e tij territorialë, hapësirën ajrore dhe sigurinë kombëtare, në përputhje me të drejtën e tij legjitime sovrane sipas ligjeve ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura