“Katar 2022”, Task-Forca e FIFA-s: Botërori duhet të mbahet në nëntor dhe dhjetor

Feb 24, 2015 | 10:06
SHPËRNDAJE

Kupa e Botës në Futboll “Katar 2022” duhet të zhvillohet në nëntor dhe dhjetor, ka rekomanduar një grup pune i posaçëm i FIFA-s. Zyrtarët kryesorë të futbollit u takuan në Doha për të diskutuar një numër të propozimeve, mes diskutimeve dhe frikës se nëse eventi do të mbahej në verë do të rrezikonte shëndetin e lojtarëve dhe tifozëve.

Kupa e botës 2022 duhet të mbahet në Nëntor dhe Dhjetor

Temperaturat e Katarit në qershor dhe korrik mund të kalojnë 40 gradë celsius.

Shefi i Task-Forcë Sheikh Salman bin Ebrahim Al-Khalifa gjithashtu rekomandoi që turneu i vitit 2022 duhet të shkurtohet me disa ditë. Por nuk ka plane për të zvogëluar madhësinë e turneut nga 32 ekipe ose 64 ndeshje.

Rekomandimi pritet të ratifikohet nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s muajin e ardhshëm, raporton BBC.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura