Kastro Zizo: Pse i bëra bashkë në një projekt shokët e mi prej 10 vitesh, Robert Berishën dhe Eneda Tarifën

Sep 26, 2018 | 14:54
SHPËRNDAJE

Një treshe suprizuese do të rikthejë një këngë të njohur të Shqipërisë së Mesme, projekt që vetë ideatori Kastro Zizo thotë se do të jetë bombastike. Për të gjithë ju që menduat se kjo këngë bëri bashkë Klevis Bagën, Robert Berishën e Eneda Tarifën, në fakt është e kundërta, pasi nga miqësia e tyre 100-vjeçare po rilind një këngë. Për treshen e re të muzikës, ekranin e ri televiziv ku do e shohim si moderator dhe mendimi për të lënë Shqipërinë, Kastro flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

kastro robert eneda

Kthehesh me një bashkëpunim me Robert Berishën dhe Eneda Tarifën. Ishte një person i katërt që ju bëri bashkë në këtë projekt, apo keni njohje me njëri-tjetrin?

Me të dy unë jam shok shumë i vjetër, përmbi një dekadë. Personi që na mblodhi të tre me krenari e them që jam unë. Jemi tre karaktere të ndryshëm që në final do të sjellim diçka bombastike.

Dimë që bashkoheni me një ripunim të një kënge të vjetër. Çfarë ndryshimesh i keni bërë?

Mund të them që kënga është një ripunim i një kënge të vjetër popullore të Shqipërisë se Mesme… Pooor ka aq shumë risi sa…

Tre zëra të ndryshëm, si e komenton ngjyrën e zërit të secilit prej jush?

Nuk ka shumë komente, pasi publiku na njeh. Di të them që në një këngë ne të tre do të bëjmë flakë.

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/kastro-zizo-pse-i-bera-bashke-ne-nje-projekt-shoket-e-mi-prej-10-vitesh-robert-berishen-dhe-eneda-tarifen/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura