Kastro Zizo: Më mirë i ndarë sesa pjesë e një kllapie që zgjatet me zor

Sep 4, 2015 | 10:31
SHPËRNDAJE

kastro

Ka realizuar klipin e ri me titull “Më mirë të ndarë”, duke kënduar nën ujë, për t’i dhënë kështu mesazh të pastër shpirtëror të dashurës, se pse është më mirë të jenë të ndarë. Kastro Zizo sjell një këngë për të qarë në këtë fillim vjeshte, për të gjithë ata që duan të reflektojnë rreth historive të tyre të dashurisë. Pasi ka kaluar dy eksperienca divorci në jetën e tij, në këtë intervistë flet për marrëdhëniet me femrat dhe planet për të ardhmen… Rikthehesh me një klip dashurie, që duket më shumë si një monolog i dhimbshëm.

Është ky dedikim për dikë në emër të përveçëm?

Dedikimet ne si njerëz i kemi në çdo sekondë. Unë i dedikoj diçka një njeriu që vetëm vuan. Unë vetëm vuaj, mbase nga mendja ime, mbase ngaqë njerëzit më lodhin shumë. Dhe kafshët, si femrat, janë zgjidhja më e mirë në këto raste.

“Më mirë të ndarë”, pse ky titull? Ke marrë këto kohët e fundit ndonjë vendim të tillë të dhimbshëm që të shtyu të bësh këngë?

Çdonjëri prej nesh ka momente të ndjera dhe të dhimbshme për t’i thënë partnerit se është më mirë të ndahemi! Ndonjëherë është shumë më mirë të jesh i ndarë, sesa të jesh pjesë e një kllapie që zgjatet me zor.

Në një varg të këngës ti flet edhe për lot. Për sa femra ke qarë deri tani?

Unë jam një i sëmurë patologjik në qarjen ndaj femrave. Pa to nuk bëj dot, por edhe nëse nuk ekzistojnë, unë i krijoj. Kam qarë disa herë për femra, por kryesisht për faktin që “pse ishin ende me mua”! Më mirë larg meje! Unë qesh më shumë mbase, kur jam pa to.

Pra femra për ty është vuajtje dhe shqetësim. Çfarë të brengos më shumë dhe çfarë të lumturon gjithashtu për momentin?

Jam në një apati ndjenjash. Nuk jam në periudhën më të lumtur në botë, por kush është fundja?! Gjej rehati te macja dhe familja, pasi kam shumë pak besim te njerëzit.

Me kalimin e viteve ke fituar epërsi ndaj femrës, apo je bërë më i nënshtruar dhe i përulur karshi tyre?

Femra shpesh është qenia më bastarde në botë, një plehrë, një kurvë, një mbartëse fëmijësh, një pjellë për të pjellë. Por është dhe vesa e mëngjesit në një pranverë mali. Është petali që aromatizon buzën time, kur jam vetëm me veten time. E dua femrën më shumë se kurrë!

Je tipi që i lëndon partneret në lidhje? Çfarë mund të kujtojë ajo, pasi ndahet nga Klevis Bega?

Nëse dua të lëndoj një femër, e lëndoj keq. Nëse thjesht ndahemi dhe ajo lëndohet, atëherë nuk është problemi im. Ato të tjerat që janë ndarë nuk di të them, ato e dinë më mirë.

Pas dy martesave që kanë përfunduar me divorc, si duhet të jetë gruaja e duhur për ty?

E duhura nuk ekziston. Janë vetëm femra që qarkullojnë në mënyrë periodike tek unë, por dhe te kushdo person tjetër. Femra të bëhet si pellgu me ujë, kur rri shumë me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura