Kastro baba për herë të tretë, zbulon gjininë e fëmijës

Nov 9, 2019 | 14:55
SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë, Kastro Zizo prezantoi këngën e tij pjesëmarrëse tek ‘Kënga Magjike 2019’, “Pema e jetës”.

Ardit Gjebrea e ngacmoi atë lidhur me domethënien e kësaj kënge. Kastro u shpreh se degët (dmth fëmijët), po shtohen, duke konfirmuar në këtë mënyrë se do të bëhet baba për herë të tretë.

Ndërsa në emisionin e tij ‘Late night shoë’, këngëtari dhe moderatori zbuloi gjininë e fëmijës.

“Mora vesh dje që e kam çun”, u shpreh Kastro.

Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë, djalit Dankan dhe vajzës Nia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura