VIDEO/ Kampionët e Tiranës kanë “harruar” të fitojnë, “paqe” me Kastriotin në Kamëz

Nov 29, 2020 | 15:41
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e zhvilluar në Kamëz mes Kastriotit dhe Tiranës. Kampionët në fuqi të Superiores, nuk kanë arritur të triumfojnë duke siguruar kështu barazimin e dytë radhazi pas atij ndaj Bylisit.

Dede-Ndreu

Pavarësisht se shënuan të parët me Muçin, ekipi krutan arriti të reagonte mjaft mirë, duke barazuar shifrat me brazilianin De Silva. Trajneri Nevil Dede, i duhet të presë për të shijuar fitoren e parë në krye të skuadrës më të titulluar në shtëpi.

 

Festa e Kastriotit

FT: KASTRIOTI-TIRANA 1-1

De Silva 34′ / Muçi 8′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+2′ Kastrioti pretendon për 11-metërsh, por nga pamjet duket qartë që Najdovski e ka prekur topin me kokë dhe nuk kemi të bëjmë me penallti.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Provon Batha me një tentativë nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e Hidit.

81′ Kastrioti kryen 2 zëvendësimet e radhës, largohen nga fusha, De Silva dhe Rezi në vend të tyre Ajazi dhe Basha.

76′ Pranë golit të dytë Tirana me Muçin, i cili depërton bukur, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Hidi.

70′ Goditje nga këndi për Tiranën, provon Batha me kokë, por jashtë kuadratit.

69′ Mehmeti është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

68′ Pranë golit të dytë por Danso nuk arrin të tregohet i saktë përballë portierit Hidi, pas kombinimit me Sasrakun. Shpërdorojnë një rast të artë kampionët. Krutanët largojnë rrezikun në këndore.

67′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet Halili në lojë Sasraku.

63′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Plaku, vendin e tij e merr Moraesh.

54′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe futbollisti Prodani i Kastriotit. Barazohet numri i kartonave në 1-1.

53′ I sapofuturi Ardit Toli është i ndëshkuari i parë i kësaj sfide.

51′ Zëvendësim te Tirana, largohet Nuriu, vendin e tij e merr Toli.

49′ Moment i rrezikshëm për Kastriotin. Xhuljo Mehmeti provon të depërtojë brenda zonës, por kontrollon portieri Bekaj.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime në këtë fragment të dytë loje.

Mbyllet pjesa e parë.

40′ Zëvendësim te Tirana, largohet Okebugu, vendin e tij e merr Neziri.

34′ GOOOOL KASTRIOTI 1-1/ Vendose barspesha në Kamzë. Braziliani De Silva, mposht portierin Bekaj nga brenda zonës, pas asistit të Rrezit. Në festë krutanët e Ndreut. 

25′ Lojë e luftuar, në mesin e fushës, me faulle të shumta nga të dyja skuadra. Më kërkuese në këto minuta, skuadra e Kastriotit.

22′ Tirana fiton goditjen e dytë nga këndi.

15′ Krutanët kërkojnë të marrin frenat e lojë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm drejt zonës bardheblu, por mbrohet mirë skuadra e Dedes, që nuk lejon hapësira.

10′ Kastrioti pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës. Protestojnë futbollistët krutanë, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

8′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Ernest Muçi kalon në avantazh Tiranën, pas asistit fantastik të Bathës. Talenti bardheblu përfiton nga një gabim i Çelës. Gjuajtje e tij ndalet fillimisht nga Hidi, më pas sulmuesi nuk fal ku në tentativën e dytë e shtyn topin drejt rrjetës.

7′ E pabesueshme çfarë humbet Tirana. Muçi lëviz bukur në hyrje të zonës, pason për  Halilin, i cili i vetëm përballë portierit, tregohet altruist, duke pasuar te Torasa që nuk arrin të shtyjë dot topin në rrjetë.

1′ Ka nisur takimi në stadiumin e Kamzës!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Hidi, Husein, Shkalla, Çela, Prodani, Okebugu, Mehmeti, Rezi, Bardhi, Plaku, De Silva. Trajner: R. Ndreu.

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Najdovski, Nuriu, Batha, Gyamfi, Halili, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: N. Dede

DF

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura