Kastrioti prezanton trajnerin e ri, debuton ndaj Luftëtarit të dielën

Oct 22, 2018 | 15:07
SHPËRNDAJE

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Stavri Nica është trajneri i ri i Kastriotit që zëvendëson kështu Elvis Plorin e larguar.

Nica55

64-vjeçari u prezantua ditën e sotme para skuadrës, teksa ka nisur menjëherë përgatitjet. Ditën e diel trajneri durrsak do të debutojë në stolin e krutanëve pikërisht në sfidën ndaj Luftëtarit që do të zhvillohet në Fushë-Krujë.

Stavri Nica

Kujtojmë që Nica para disa javësh ishte pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë, por vendosi të largohet. Ai do të nisë një aventurë të re në Kategorinë Superiore, teksa më parë ka drejtuar, Laçin dhe Teutën.

Nica

BUJAR BALLIU 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura