Kastriot Islami: Pas shfaqjes teatrale në Beograd, Rama si një qenie e rrahur s’kishte asgjë për të thënë

May 27, 2015 | 16:10
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti socialist Kastriot Islami tashmë deputet i PD, ka komentuar konferencën e shtypit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut te tij serb Aleksander Vuçiç.

Kastriot Islami

Sipas tij, Rama “pas shfaqjes teatrale ne Beograd dhe provokimeve banale te panevojshme ishte si nje qenie e rrahur qe i kishin terhequrr veshin duke u justifikuar qe po bente vecse loje fjalesh dhe s’kishte asgje per te thene”.

Ja komenti i i Islamit:

Nje vizite e zakonshme pas shume vitesh…Nje vizite qe paraprin nje takim rajonal…

Disa nga tiparet
1) nje helikopter qe s’ishte perdorur asnjehere me pare dhe nje pasiguri e pazakonte; pas shume vjetesh vetem ky moment do te mbahet mend;
2) Vucic i vendosur dhe pa asnje ndryshim ne qendrimet e tij , por i qete, i kujdesshem dhe serioz per te mos i shpetuar asgje…
3) Rama i nxirre ne fytyre, pas shfaqjes teatrale ne Beograd dhe provokimeve banale te panevojshme ishte si nje qenie e rrahur qe i kishin terhequrr veshin duke u justifikuar qe po bente vecse loje fjalesh dhe s’kishte asgje per te thene;
4) takimi duhet pershendetur qe kaloi pa thene asgje interesante sepse vecse keshtu ishte me efikas dhe sepse mesa duket keshtu ishte edhe projektuar dhe kerkuar.

Gjithcka vijon neser, te shpresojme qe mikepritesi te mos hedhe ndonje pike vajgur ne kete “corbe” ballkanike me te perbendshme ku pothuajse te gjithe jane me shume apo me pak perfaqsues te interesave oligarkike ndonese betohen se flasin ne emer te popullit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura