Kastriot Islami indiferent me ministren Gjermeni, as nuk e përshëndet

Mar 3, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE


Ndodh që politikanët opozitarë të jenë edhe miq jashtë syve të publikut, por ja ku kemi dy kundërshtarë politikë të përbetuar si deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami dhe ministrja Socialiste e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni. Islami i ka kaluar në krah dhe as nuk e ka përshëndetur ministren, edhe pse kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit. Me sa duket, ata e shohin vërtet terrenin politik si një betejë dhe jo si teatër, ku ndryshe janë në skenë dhe ndryshe në jetë. Ndërkohë kujtojmë që Kastrioti Islami braktisi të majtën madatin e fundit, pasi kishte divergjenca me kryetarin Edi Rama, polemika të cilat vijuan edhe në sallën e Parlamentit. Me sa duket, një ish-socialist si Islami, tashmë demokrat, nuk harron lehtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura