Kasat fiskale, Rama dhe Basha debatojnë në “Facebook”

Aug 22, 2015 | 22:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë debatuar në distancë ditën e sotme për kasat fiskale dhe për 160 mln dollarët të përfolur nga opozita që i mungojnë buxhetit të shtetit.

Rama-Basha1Kryeministri Rama, përmes një postimi në “Facebook” thotë se gjatë qeverisjes së majtë, janë shtuar me rreth 25 mijë kasat fiskale të shpërndara nëpër biznese, krahasuar me tetorin e vitit 2013.

“Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurrencë të pandershme biznesve të rregullta duke shmangur taksat”, shkruan Rama në “Facebook”.

Statusi i Ramës
Statusi i Ramës

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Bashës, i cili ka akuzuar kryeministrin për zhdukjen e 160 mln dollarëve nga buxheti i shtetit.

Basha ngre disa pyetje ndaj kryeministrit: Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat sapo deklaroi se numri i pajisjeve fiskale qenka rritur me plot 25 mijë gjatë qeverisjes së tij.

Pra numri i kasave qenka rritur. Taksat u rriten. Tarifat u rriten. Akcizat u rriten. Faturat e energjisë u rriten. Çmimi i naftës në qiell. Atëherë ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?”

Statusi i Bashës
Statusi i Bashës

Më tej, Basha akuzon se paratë e munguara kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.  “Dridhen e përdridhen me lloj-lloj përrallash, por e vërteta është se miliona dollarë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve.

Vjedhin taksat e qytetarëve dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës. Kjo është e vërteta e tmerrshme që nuk mbulohet dot me shoshën e propagandës bajate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura