“Kasapi i Bosnjës” u dënua përjetë, shau nga nëna gjykatësit në Hagë kur…

Nov 22, 2017 | 14:20
SHPËRNDAJE

Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç, për krime kundër civilëve në Bosnje.

12228203035a155ca10972e661690613-v4-big_1511356283-8790881

Mlladiç gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.

“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni”, citohet të ketë thënë Mlladiç, raportojnë mediat serbe.

Reagimi ishte deri në atë mase sa edhe i shau trupin gjykues, duke ju thënë: “Këto janë gënjeshtra, jua … nënën tuaj, kriminela”, ka vazhduar duke bërtitur Mlladiç, deri sa është nxjerrë nga salla, nga dy policë. /Ekspress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura