Kasano ndërron mëndje: Dua të luaj përsëri

Aug 2, 2018 | 20:40
SHPËRNDAJE

Sa herë Antonio Kasano gjen mundësinë të flas, padyshim që prodhon lajm. Tashmë 36 vjeçari dëshiron të kthehet në fushë. Ai do ta bëjë këtë në nivele të larta dhe pretendon në Seria A.

Kasano

Për “footballitalia” barezi tregon se ai prishi kontratën me Veronën vitin e kaluar sepse nuk e ndjente dëshirën për të luajtur, por tani e ka rigjetur atë. “ Kam dëshirë për tu rikthyer. Fizikisht peshoj 82 kilogramë dhe nuk kam qenë asnjëherë kaq mirë. Jam entuziast por kam nevojë të bind një trajner dhe një skuadër. Vitin e kaluar i thashë gjerat siç ishin, u largova nga Verona sepse nuk ndjeja dëshirën për të luajtur.” shprehet  barezi. Kasano është kritikuar shpesh për karakterin e tij “rebel” dhe cilësohet si një nga më premtuesit e futbollit italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura