KAS rrëzon kërkesën e “BF” për heqjen e kutisë së burgut nga tabela e rezultateve për Bashkinë e Belshit, fitues mbetet kandidati i PS

Jun 6, 2023 | 19:30
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur mos-pranimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për heqjen e kutisë së burgut të Kosovës së Lushnjës nga tabela e rezultateve për Bashkinë e Belshit.

dlllda

Rrjedhimisht kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki mbetet fitues i zgjedhjeve të 14 majit, pasi me rinumërimin e votave rezulton se kandidati i PS Arif Tafani, mori 4.564 vota dhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi mori 4.515.

“KAS vendosi rrëzimin e kërkesës për mospërfshirjen në tabelën e rezultateve për Bashkinë e Belshit, qendrën e votimit të “Burgut Kosovë”. Kundër këtij vendimi do të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KAS.

Kujtojmë se ky vendim i KAS mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura