KAS pranon kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive të votimit në Qarkun Durrës, humbi mandatin për…

May 25, 2021 | 19:14
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rinumërimin e 108 kutive të votimit në Qarkun e Durrësit. Rinumërimi i këtyre fletëve do të nisë nga dita e nesërme.

ree

“Nisur nga analogjia e këtij rasti dhe dakordësia e palëve në këtë proces, në interes të vazhdimësisë të procesit, KAS pranon kërkesën e LSI, duke vendosur procesin e rivlerësimit dhe rinumërimit të 108 kutive të identifikuara pjesë të ankimit. I kërkojmë administratës të marrë masa sa më shpejt për të ndërtuar infrastrukturën dhe tërheqjen e këtyre kutive për të vijuar procesin. Ora 10:00 ditën e nesërme”, tha Koli Bele, relator i KAS në këtë mbledhje.

Eridjan Salianji, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KAS, tha se mandati i tetë i Partisë Socialiste në këtë qark, që është ai i kryeministrit Rama, është legjitim dhe se rezultati nuk do të ndryshojë edhe pas rinumërimit.

“Është i qartë në Kodin Zgjedhor si kryet procesi i numërimit. Ankuesi, tha që ky proces i shërben transparencës. Jemi dakord me këtë pjesë, mandati i tetë i PS është legjitim, i votuar nga zgjedhësit e Qarkut të Durrësit. Janë zero shanset për të ndryshuar rezultatin. Jemi dakord me këtë pjesë, shpresoj ta pranoni këtë kërkesë të ankuesve. Sepse për ne është e rëndësishme procesi zgjedhor, shumë e rëndësishme. Numërimi ka qenë transparent në Qarkun e Durrësit”, tha Salianji.

LSI-ja ka humbur mandatin në Durrës për 204. “Kemi bërë kërkesë për Qarkun e Durrësit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhësve. Kërkojmë ashtu si një kërkesë analoge për Qarkun e Beratit dhe ju e keni marrë në konsideratë ato që ishin provat tona, kërkojmë rinumërim të Qarkut të Durrësit. Ju e keni të disponueshme pranë jush kërkesën ankimore, përbëhet nga 8 fletë. kemi elementë të mjaftueshëm për vendimmarrje objektive. Janë rreth 300 qendra votimi. Nga materiali përfundimtar nga këqyrja e këtyre fletëve votimi, kemi përpara jush fletë votimi të pavlefshme dhe që janë vënë te zarfi i fletës së votimit që është në qeveri për momentin.

Totali i qendrave të votimit është 108 kuti të këqyrja nga pamjet filmike. Për aq sa na lejohet nga pamjet filmike, për shkak se numëruesit vinin dorën e vet përpara asaj që ka qenë vullneti i qytetarit, për një nga subjektet. Nga kjo tabelë, më konkretisht, subjekti politik PS, ka një numër rreth 204 votash më tepër se rezultati i pasqyruar në tabelën përmbledhëse të Qarkut të Durrësit. LSI, të paktën nga pamjet e këqyra nga ana jonë, që japin dhe indicie të mjaftueshme, LSI ka një disavantazh të vogël rreth 136 vota, që në fund të fundit janë shumë pak në një qark të madh siç është ai i Durrësit. Një afat kohor shumë të shkurtër dhe për faktin që askujt nuk i vlen një vonese të tepërt dhe të kotë të procesit, në faqen shtatë kam kërkuar që ky organ kolegjial, veç provave të mbledhura nga ana jonë, të marri parasysh edhe procesverbalet e KQZ, pamjet filmike dhe çdo dokument që i shërben një hetimi të thelluar administrativ. Kjo do të sillte një transparencë nëse do të procedoni dhe do të bëni hapjen e këtyre kutive. Duam një vendimmarrje objektive nga ana juaj” Altim Kaziaj, jurist i LSI.

Ne i dëgjuam vërejtjet tuaja. Di të them për pjesën e personave të tjerë, një vendim eventual për të filluar procesin e numërimit në këtë sallë, kutitë do të jenë të identifikuara nga ju sepse i vlejnë procesit. Personat që do të hynë do të jenë të identifikueshëm“- u përgjigj Bele.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura