Karton i kuq pas 3 minutash, por ndëshkimi më i shpejtë nuk i takon mesfushorit kolumbian

Jun 19, 2018 | 19:36
SHPËRNDAJE

Karlos Sançez krijoi një situatë që do mbahet mend për keq. Ai u ndëshkua me karton të kuq pas 2 minutash e 56 sekondash. Kolumbiani bllokoi me dorë një top brenda zone, dhe arbitri Damir Skomina nuk kishte aspak dyshime për ngjyrën e kartonit, direkt i kuq.

4D68368300000578-0-image-a-33_1529415034147

Por, ky ishte kartoni i kuq i dytë më i shpejtë në historinë e botërove. Edhe Uruguai e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme botërorin e vitit 1986, ndaj Skocisë. Ishte mbrojtësi Hoze Batista, që u nxorr me të kuq nga fusha e lojës vetëm pas 54 sekondash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura