VIDEO/ Karteli i drogës vret në mënyrë barbare familjen Mormone, midis të cilëve edhe fëmijë të vegjël

Nov 5, 2019 | 18:52
SHPËRNDAJE

Nëntë anëtarë të një familje Mormone – tre nëna dhe gjashtë fëmijë – u vranë në një masakër në Meksikë, teksa u sulmuan nga njerëz që dyshohet të lidhur me kartelet e drogës.

collage ataque familia lebaron ESPECIAL

Shtatëmbëdhjetë anëtarët e komunitetit të “Lebaron Mormon” ishin duke udhëtuar me makina kur ata “zunë në pritë” rreth 70 milje në jug të kufirit amerikan.

Mediat lokale thanë se familja mund të jetë ngatërruar si kartel rival i drogës, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi Meksikës të luftonte bandat.

Mama Rhonita Maria LeBaron, 33 vjeç, u “masakrua” së bashku me bebet e saj binjake gjashtëmujore, Titus dhe Tiana, dhe dy fëmijë të tjerë – Crystal, tetë, dhe Howard, 10 vjeç,

Një nënë tjetër, Christina Johnson, 31 vjeç, thuhet se ka shpëtuar vajzën e saj shtatë muajshe, pasi u qëllua për vdekje.

Tre të tjerët që vdiqën janë Dawna Langford dhe dy fëmijët e saj – Rogan tre-vjeçar dhe 11-vjeçari Trevor.

Shtatë fëmijë që ishin në makinën e saj mbijetuan, duke përfshirë një djalë adoleshent që vrapoi me milje për të kërkuar ndihmë, një djalë shtatë vjeçar, i cili u qëllua në fytyrë dhe një foshnjë 10 muajshe, e cila u plagos lehtë nga një plumb.

Njëra nga nënat u qëllua në një distancë të afërt në gjoks, kur ajo doli nga makina e saj dhe vuri duart lart për tu dorëzuar, dhe një vajzë nëntë vjeçare që mbijetoi u qëllua në pjesën e pasme, teksa u largua dhe shpëtoi.

Makinës iu vu zjarri pas aktit kriminal.

Viktimat – qytetarë të dyfishtë amerikano-meksikanë me lidhje me Jutën – i përkisnin familjes LeBaron nga një komunitet i shkëputur Mormon që u vendos në Meksikën veriore dekada më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura