“Karta identiteti pa afat skadence për 75-vjeçarët”- Pas miratimit të ligjit reagon ministri Lleshaj: Kursehet kohë, para dhe…

Jul 9, 2020 | 19:35
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas miratimit në Kuvend, të ligjit “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i cili propozon heqjen e afatit të skadencës për të gjithë qytetarët që e bëjnë atë pas moshës 75-vjeç.

lleshaj

Në një postim në facebook, Lleshaj thotë se me miratimin e ligjit lehtësohen shumë ecejake dhe kursehet shumë kohë, para dhe andralla të tjera, për ata që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje”.

Po ashtu ministri thekson se miratimi i ligjit është një tjetër dëshmi e angazhimit të qeverisë për përmirësimin e nivelit të shërbimeve për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Për qytetarët që do të aplikojnë për t’u pajisur me letërnjoftim, pasi kanë mbushur moshën 75 vjeç, ajo nuk do të ketë më afat skadence.

Kështu lehtësohen shumë ecejake dhe kursehet shumë kohë, para dhe andralla të tjera, për ata që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje.

Miratimi i ligjit për këtë qëllim sot në Kuvend është një tjetër dëshmi e angazhimit të madh të Qeverisë për përmirësimin rrënjësor të nivelit të shërbimeve për qytetarët 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura