Karriera e re e Rike Roçit, tani në stafin e Belen Rodrigez

Jul 3, 2015 | 14:12
SHPËRNDAJE


Pas pushimeve në muajin maj në Sicili, lojtarja më seksi e “Big Brother 6”, Rike Roçi, duket se ka nisur një karrierë të re. Dihet se ajo e ka pasion të jetë pjesë e botës së ekranit, dhe fati e ka afruar më një nga divat e showbizz-it italian, Belen Rodrigez. 30-vjeçarja argjentinase, e përfolur jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për marrëdhëniet me meshkuj me famë e pushtet në Itali, sapo ka hapur një biznes të sajin në Milano, një bar-restorant të quajtur “Ricci”. Rike jeton prej vitesh në Milano, ku është marrë me estetikë. Ajo nuk ka dhënë detaje se cili është pozicioni i saj konkret i punës pranë Rodrigez. Lojtarja e “BB6” ka kohë që s’është parë në Tiranë, ku preferon të kalojë pushimet në verë. Vitin 2015 e nisi me një tur udhëtimesh në Austri dhe Hungari, për t’u rikthyer më pas në Itali, vendi ku jeton me familjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura