Është gjetur edhe trupi i vdekur 8-vjeçarit Gideon McKean, pasi ekipet e kërkimit gjetën trupin e nënës së tij.
Trupi i nipit të kanditatit të vrarë për presidenti Robert F. Kennedy u gjet pasditen e së mërkurës.
Ata e gjetën trupin rreth 8 metra nën ujë dhe 3.7 km në jug të banesës së gjyshes së tij në Shady Side, Maryland.
Trupi i vogëlushit ishte rreth 610 metra larg vendit ku u gjet nëna e tij Maeve Kennedy Toënsend McKean, 41 vjeç, të hënën.
Të dy u zhdukën një javë më parë, mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Ata ishin karantinuar në shtëpinë e nënës së McKean në Gjirin Chesapeake. Ata po luanin jashtë dhe njëri prej tyre hodhi një top në ujë, tha bashkëshorti i saj David McKean.
“Ata u futën në kanoe me synim për të kapur topin. Por era e shty kanoen,’- tha ai.
McKean ishte mbesa e ish-prokurorit të përgjithshëm dhe senatorit amerikan Robert F. Kennedy.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al