“Karantina strukturë që plotëson standardet”- Reagon pas akuzave zv/Ministrja e Shëndetësisë: Mos bëni politikë me koronavirusin, mos përhapni panik

Feb 22, 2020 | 15:36
SHPËRNDAJE

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Ralacolli ka reaguar pas akuzave të PD-së, se nuk janë marrë masatë duhura për përballimin e rasteve të mundshme me koronavirus.

Me një shënim në facebook, Ralacolli shkruan se është përcaktuar me vendim të posaçëm, struktura për karantinën, ndërsa bën thirrje që të mos përhapet panik.

Mira-Rakacolli

Sipas zv/ministres, kjo strukturë përmbush standardet e përcaktuara nga OBSH, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit.

Postimi i plotë:

Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit

Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndëtit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me perfaqsues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës.

Kjo strukturë përmbush të gjitha standartet e përcaktuara nga OBSH, në perputhje me rregulloren nderkombëtare të shëndetit.

Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura