Karantina rriti dëshirën për të zmadhuar gjoksin tek femrat shqiptare. Çfarë mjekia e kirurgjisë plastike

| 23:19
SHPËRNDAJE

Klinikat e kirurgjisë plastike dhe estetike duket se nuk e njohin krizën e shkaktuar për shkak të pandemisë. Mjekja e kirurgjisë plastike, Rezarta Kapaj, tha në “Opinion” se pas përfundimit të karantinës në vendin tonë është shënuar një rritje e personave që kanë kryer ndërhyrje estetike.

breastenhancement1gif-3455930_p9

Ajo u shpreh se në Shqipëri më së shumti janë kërkuar ndërhyrje në pjesën e fytyrës. Megjithatë një fenomen i çuditshëm sipas mjekes është kërkesa për të zmadhuar gjoksin. Sipas saj, femrat që kanë dashur të zmadhojnë gjoksin pas karantinës është rritur ndjeshëm në vendin tonë dhe në botë pas karantinës.

“Ne jo vetëm që nuk patëm prekje, ulje, por patëm edhe rritje gjatë kohës së pandemisë, kur ishim të mbyllur, kemi zhvilluar shumë videocalls me pacientë të ndryshëm të cilët ishin gati për të kryer ndërhyrje. Në këtë formë kur erdhi hapja ne i kishim pacientët të rreshtuar që ishin gati për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale. Pati një boom shumë të madh që edhe nga ne nuk pritej. Ishte diçka e papritur sepse menduam që njerëzit do kishin frikë të vinin në spital, të operoheshin etj., etj.

Nuk kishin frikë. Ne në shumicën e ndërhyrjeve e kemi shërimin afërsisht një javë dhe qëndronin në shtëpi fare mirë. Më shumë u shtuan ndërhyrjet e  fytyrës. Prekjet e vogla të fytyrës, rritja e mollëzave, operacionet e hundës. Janë shtuar shumë operacionet e zmadhimit të gjoksit në Shqipëri dhe në botë.  Këtë nuk di ta shpjegoj nga ana shkencore”, Kapaj.

Sipas një vëzhgimi, shumë individë po shfrytëzojnë periudhën e punës nga shtëpia apo maskën për të rimodeluar pamjen pasi mund të bëjnë ndërhyrjen dhe të rikuperohen pa u kuptuar.

Në këtë mënyrë, klinikat po punojnë me klientët që janë shqiptarë në 90% të rasteve dhe po vuajnë mungesën e klientëve të huaj apo emigrantët.

Pas përfundimit të karantinës, në Shqipëri ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për mbjellje flokësh, heqje dhjami, vendosjen e balonit gastrik, rimodelimin e hundës dhe të gjoksit.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.