“Karantina” nga koronavirusi, Ambasada gjermane në Tiranë: Zyra e vizave mbyllet deri më 20 mars

Mar 13, 2020 | 13:39
SHPËRNDAJE

Ambasada gjermane ne Tirane ka njoftuar sot se zyra e vizave do te jete e mbyllur deri me daten 20 mars, perfshire edhe ate dite.gjer

Me nje njoftim ne faqen e vet ne Facebook, ambasada ben me dije se “Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri”

Mbyllja e Zyrës së Vizave deri më (përfshirë) 20 mars +++

Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars. Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura