“Kaq e shijshme ishte kocka?”, gazetari reagon ashpër kundër zv/ministrit të Arsimit: Ju kam dhj**ë mu në diploma!

Nov 2, 2018 | 12:16
SHPËRNDAJE

Gazetari, prezantuesi dhe autori i disa programeve televizive, Edi Oga, ka reaguar ashpër kundër zv/ministrit të ri të Arsimit, Taulant Mukës.

Oga në një postim në Facebook, ka treguar një status të Mukës një vit më parë ku kishte nota të forta kritike kundër qeverisë, që tani është pjesë e saj.

“E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë? E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm. Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!”, shkruan ndër të tjera prezantuesi.

edi-oga-1-e1416248632491

POSTIMI I PLOTË

..ZHGËNJIM

Taulantin e njoha në një aktivitet serioz, ku fjala, idetë dhe bindjet e këtij djaloshi ishin gjithashtu serioze. Më ngjalli idenë se ka akoma shpresë në këtë vend dhe të rinj të tillë të shkolluar jashtë vendit, mund të sjellin ndryshimin e madh!

E pashë protagonist në një akuzë për plagjiaturë, akuzë e cila rezultoi në një dorëheqje dhe në një indiferencë. Gjithsesi, diçka lëvizi.

Taulanti është shfaqur hapur kritik ndaj kësaj qeverisje, madje me një fjalor të denjë vetëm për gojëndyrët e opozitës. (lexo statusin i tij i një viti më parë)

Ajo që ndodhi, është e pabesueshme!

Një kryeministër i sharë nga ky djalosh “kurajoz”, për “shërbimin” e bërë, e emëron në vendin vakant të zv/ministrit të dorëhequr!

45266146_10215922952058012_488161073715740672_n

Taulanti e pranon! Po. Pranon postin. Postin që sulmoi të një qeverie që ai e quan “qelbësirë” dhe do vijë me avion për ta rrëzuar!

E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë?

E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm.

Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!

U bëra sponsor i këtij djaloshi në atë event. Fola fjalët më të mira dhe e shpalla shembull për t’u ndjekur. Doli kungull edhe ky. Më ndjeni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura