Kapri: Bashkia e Pogradecit do të ulë taksat deri në 30%

Jan 23, 2016 | 15:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri po konsulton me grupet e interesit paketën fiskale 2016, e cila pritet të dorëzohet për miratim në Këshillin Bashkiak. Kapri zhvilloi disa tryeza me përfaqësues të ndryshëm të biznesit por edhe të kategorisë së familjareve mbi propozimet e reja të taksave në Bashkinë e Pogradecit. Përfaqësues të të gjitha kategorive të biznesit kanë dhënë sugjerimet e tyre për këtë paketë fiskale të cilat do të reflektohen në propozimin e Bashkisë. “Kemi premtuar në fushatë që taksat bashkiake do të ulen”, tha Kapri në takimin e organizuar sot me qindra biznesmenë.

unnamed (1)

Kështu, disa prej taksave kryesore do të ulen ndjeshëm për biznesin për të lënë më shumë të ardhura për ta. Taksa e ndërtesës për tregti e shërbime do të ulet në 260 lekë nga 300 që ishte. Tarifa e pastrimit për bizneset e bar-kafe do të ulet me 20 %, nga 12 500 lekë në 10 000 lekë. Kjo taksë do të ulet edhe për biznese prodhuese në territorin e bashkisë në të njëjtën masë që  përkasin territorit A.

Nga ulja e taksave do të përfitojnë edhe bizneset që operon në fushën turistike në Pogradec. Taksa janë të ndara në zona të caktuara si zona A dhe B. Në zonën B taksa e pastrimit do të ulet mbi 20 % për hotelet dhe akoma më shumë për bar-kafenetë. Të njëjtën ulje do të ketë taksa e gjelbërimit deri në masën 30 %. Ulja e taksave do të përfshijë edhe taksën e ndriçimit dhe të transportit apo edhe hapjen e bizneseve të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura