Kapja e 9 mln dollarëve kokainë me logon e KF Elbasanit, Krimet e Rënda do të dërgojnë letërporosi në Brazil

Oct 2, 2019 | 18:12
SHPËRNDAJE

Sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme të kokainës në Brazil, ku në pakot me lëndë narkotike ishte e stampuar logoja e ekipit të “Klubi i Futbollit Elbasani”, ka vënë në lëvizje, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë e Shtetit.

2121

Organi i akuzën do të dërgojë letërporosi në Brazil për të parë nëse 4 personat e prangosur në Gefron me 617 kg kokainë e pastër kanë lidhje me anëtar ose grupe organizatash kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Mes të arrestuarve është edhe një grua me origjinë braziliane, e cila kishte rolin e mbikëqyrëses bashke me dy persona të tjerë që shoqëronin në distancë kamionin që transportonte drogë.

Policia e Shtetit dhe agjencia e tjera të antidrogës si Europol dhe DEA Amerikane ka nisur verifikimet mbi dyshimet e arsyeshme për disa persona me orgjinë shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike ne vendet e BE-s.

Gjatë muajit Shtator, Policia e Shtetit njoftoi se kishte bashkëpunuar me homologët e saj për dorëzimin e kontrolluar të ndodhur në portin e Durrësit të 137 kilogramëve kokainë.

Nga i njëjti aksion të drejtuar nga DEA Amerikane me seli në Athinë u konfiskuan më herët në portin e Pireut në Greqi katër kontenierë me rreth 500 kilogramë kokainë që ishin nisur nga Ekuadori.

Në Durrës u prangosën, dy punonjës së portit, ndërsa u shpall në kërkim Gentian Malindi. Ky i fundit dyshohet se ishte edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Për këtë arsye ka nisur edhe një hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për mënyrën se si Malindi arriti t’i shpëtonte arrestimit nga grupi mbikëqyrës që monitoronte 24 orë lëvizjet në portin e Durrësit./ABC News/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura