Kapja e 1 ton drogë në Vlorë, reagon Ministri i Brendshëm: Dëshmi e profesionalizmit dhe luftës pa kompromis ndaj krimit

Aug 8, 2022 | 14:38
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar në lidhje me operacionin anti-drogë që u zhvillua këtë të hënë në Vlorë, ku u sekuestruan në bashkëpunim me Guarda di Finanzan italiane rreth 1 ton drogë.

bledi-cuci-1-1068x730

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi thekson se ky operacion është dëshmi e profesionalizmit dhe luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar.

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura