Kapiteni i Luftëtarit del në stërvitje me Laçin, pritet edhe sulmuesi

Jan 4, 2020 | 21:21
SHPËRNDAJE

Donald Rapo pritet të jetë afrimi i bujshëm i Laçit në merkaton e janarit. Kapiteni i Luftëtarit është në gjyq me klubin gjirokastrit dhe pret të zgjidhë kontratën. Megjithatë, ai nuk ka pritur shumë dhe menjëherë ka dalë në stërvitje me ekipin e ri pas akordit paraprak që kishte me drejtuesit kurbinas.donald rapo

“Panorama Sport” ka paralajmëruar në numrin e datës 24 dhjetor se mesfushori 29-vjeçar do t’i bashkohej Laçit në janar pasi të zgjidhte marrëveshjen me bluzinjtë. Mësohet se Luftëtari i ka kërkuar lojtarit që të heqë dorë nga pagat e prapambetura, në të kundërt nuk do t’i japë leje-kalimin.

Mirëpo, Rapo ka hapur gjyq dhe pret që javën e ardhshme të marrë OK për shpalljen lojtar i lirë nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.filii

Sot ai ka qenë nën urdhrat e Armando Cungut, por gjasat janë që Laçit t’i bashkohet edhe një tjetër lojtar nga Luftëtari. Bëhet fjalë për sulmuesin Realdo Fili, i cili gjithashtu ka paditur klubin gjirokastrit dhe pret të dalë lojtar i lirë.

Madje Rapo ka postuar edhe një mesazh lamtumire në “Instagram” ku shkruan: “Mbas 4 vjet e gjysmë erdhi koha që të largohem. Nuk është e lehtë për mua që të largohem nga Luftëtari pasi këtu kam kaluar momentet më të bukura në karrierën time… arrita gjëra që më bënë të jem krenar për këtë ekip. Janë shumë kujtime të bukura që s’do harrohen kurrë, sidomos arritja në Europë me Luftëtarin që shkruam historinë për këtë ekip.. dua të falënderoj gjithë qytetin e Gjirokastrës për çdo respekt që më kanë treguar… tifozat që besuan te ne…janë shumë ato gjëra që dua të them po është më mirë t’i mbaj brenda meje edhe të kujtoj vetëm gjërat e bukura që kam kaluar këto vite…mirupafshim Luftëtar….do takohemi përsëri. ”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura