Kapiteni i Ajax u përplas me shtyllën, vendos në allçi organet gjenitale, shokët e skuadrës i lënë autograf sipër

Nov 5, 2021 | 16:54
SHPËRNDAJE

Ajaksi vazhdon t’i surprizojë të gjithë këtë sezon duke mundur çdo kundërshtar në Champions.

Dusan Tadic (2)

Kampionët e Holandës kanë grumbulluar 12 pikë në 4 takime duke u cilësuar dhe si ‘’kokë’’ grupi. Të martën, Ajaksi mposhti 1-3 Borusia e Dortmundit në një sfidë të çmendur ku përmbysën rezultatin e pjesës së parë.

tadic

Goli i barazimit u shënua në minutën e 72-të nga takimit Dushan Tadiç, por ajo çka ndodhi pas golit ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale. Në momentin e golit, Tadiç u përplas keq me shtyllën duke u dëmtuar në organet gjentiale.

Dusan Tadic (3)

Pas ndeshjes, Tadiç u detyruar të fashohej përndryshe do të kishte probleme. Pikërisht fotoja e Tadiç që ka fashuar organet gjenitale ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar memet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura