Kapet vrasësi shqiptar, ekzekutoi patriotin e tij në shoqërinë e policisë

Feb 9, 2016 | 18:41
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Venecia. Julian Çela akuzohet se është pjesë e një grupi mafioz dhe është dënuar me 20 vite burg, ku 18 vite i ka marrë për bashkëpunim në vrasje. Gjithashtu, ai është dënuar dhe për prostitucion.

julian cela-2
Julian Çela

Çela akuzohet se ishte pjesë e grupit që në tetor 2007 vrau shqiptarit Bernard Kozaria. 26-vjeçari u qëllua me dy plumba, një në fytyrë, në sy të dy punonjësve të policisë që po e shoqëronin në aeroport, pasi një natë më parë i kishte mbijetuar një atentati.

Në burg, gjenden dy pjesëtarë të tjerë të grupit, Bledar Sallufi, i arrestuar në vitin 2013 pas 6 vitesh në arrati. Ai është dënuar me 21 vite burg. Gjithashtu, në burg gjendet dhe Elton Xhoxhi, 26 vjeç, i dënuar me 26 vite burg. Ende në kërkim është Erjon Gjatari, i dënuar me 24 vite burg.

Pas vrasjes së Kozarisë, Çela u largua për në Shqipëri për të rikthyer pas disa kohësh sërish në Itali. Ai rezulton i dënuar në vitin 2004 për falsifikim dokumentesh, në 2005 për armëmbajtje pa leje si dhe në 2009 për trafik droge. Në total ai u dënua me 26 vite e 5 muaj burg si dhe me 19 mijë euro gjobë. Në fund dënimi u ul me 19 vite e 10 muaj burg.

Ekzekutim i
Ekzekutim i Bernard Kozarias

Vrasja e Kozarisë u planifikua nga Bledar Sallufi, për shkak të konkurrencës në fushën e prostitucionit, pasi i vrari tentoi të ndërtonte një rrjet prostitutash siç kishte Sallufi. Ai u vra ndërsa ishte në shoqërinë e policisë, pasi ishte në dijeni për rrezikun që e priste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura