Kapet shqiptarja në Itali që grabiste shtetasit kinezë

Feb 12, 2016 | 15:22
SHPËRNDAJE

Grabisin një grua kineze 30-vjeçare, dhe më pas largohen me një makinë duke qëlluar me armë zjarri në ajër për të frikësuar dëshmitarët të cilët u përpoqën t’i ndalonin.

Bëhet fjalë për tre persona, një burrë italian rreth të 30-ave dhe dy gra të reja, një rumune dhe një shqiptare.

Lajmi ne mediat italiane
Lajmi ne mediat italiane

Menjëherë pas njoftimit të kalimtarëve, policia u vu në ndjekje të tyre dhe i arrestoi gjysmë ore më vonë.

Çfarë kishin grabitur? Rreth 350 euro dhe një telefon celular, të cilat i janë kthyer mbrapsht gruas kineze e cila ra pre e kësaj bande hajdutësh.

Gjatë kontrollit fizik kur u ndaluan u sekuestruan gjithashtu dy pistoleta të kalibrit 9 të cilat ishin pa leje.

Pas grabitjes, ata u arratisën me një makinë të vogël, por një nga të pranishmit u kishte hedhur një gur duke u thyer xhamin e prapmë të automjetit.

Policia po kryen hetime për të zbuluar nëse treshja ka lidhje me rastet e tjera të denoncuara së fundmi javët e fundit si në Prato dhe në provincën e Firences, gjithmonë kundër shtetasve kinezë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura